Rajoni/Bota Më shumë

Ushtria ukrainase raporton luftime të ashpra në lindje

Prej tvteuta16:23, 18 Nëntor 2022

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme të shumëfishta ruse në lindje, tha shtabi qendror i ushtrisë së Kievit ndërkohë që Moska ka vazhduar të marrë në shënjestër infrastrukturën e energjisë, duke dëmtuar edhe më shumë furnizimet me energji dhe gaz.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se ushtria është përballur me forcat ruse në tetë pika në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha ndërkohë në fjalimin e përnatshëm të tij, se 10 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, pas një vale të sulmeve ruse me raketa. Të paktën shtatë persona janë vrarë në sulme dhe numri pritet të rritet. “Ne jemi duke bërë gjithçka për të normalizuar furnizimet”, ka thënë Zelensky. Sipas tij, mbrojtja ajrore ka arritur të rrëzojë gjashtë raketa dhe pesë dronë.

Specialistët ukrainas që janë duke punuar për të rregulluar problemet me energjinë, kanë thënë se puna e tyre po vështirësohet nga minat e tokës që janë vendosur nga rusët ngado. E ndërkohë që miliona ukrainas janë tani pa energji dhe pa ngrohje, dimri ka filluar të kafshojë në vend, me borën e parë që tashmë ka mbuluar edhe kryeqytetin Kiev.

  • 1

    Radio