Rajoni/Bota Më shumë

Ushtria serbe në kufi me Kosovën. Beogradi: Alarm i Kurtit, nuk hyjmë pa miratimin e KFOR

Prej tvteuta15:06, 22 Mars 2024

Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar pas publikimit të videos nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që denoncoi praninë e saj shumë afër kufirit me Kosovën.
Përmes një zëdhënësi, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thotë se alarmi i ngritur nga Albin Kurti për një pushtim imagjinar është i rremë dhe po përdoret prej Kryeministrit të Kosovës për të justifikuar, sipas ministrisë, terrorin ndaj serbëve të Kosovës në veri.

“Për ta thënë edhe njëherë më qartë, ushtria e Serbisë nuk ka hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe kurrë nuk do ta bëjë, derisa kjo të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së”, thuhet në deklaratën e zyrtarit të ministrisë së Mbrojtjes serbe.
Beogradi pretendon se pamjet e publikuara nga Albin Kurti janë patrullime të rregullta dhe normale të ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që kryhen në koordinim të ngushtë me KFOR-in.

  • 1

    Radio