Sporti

Sporti Më shumë

Uruguai publikon ekipin për Katar – i prezanton në mënyrë fantastike lojtarët me vendet nga ku e kanë origjinën (VIDEO)

Prej tvteuta12 November 2022

Uruguai ka publikuar listën e lojtarëve për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Katar, pas një jave. Për t’i zgjedhur lojtarët, kjo kombëtare ka përdorur një mënyrë tejet të veçantë, me trajnerin, duke i prezantuar lojtarët – duke i prekur në një hartë vendet, nga ku e kanë origjinën. Kështu duke i befasuar lojtarët me këtë video, pasi as ata nuk ishin në dijeni të saj. Uruguai pavarësisht që nuk është favorit në Kupën e Botës, në listë ka lojtarë të mëdhenj si; Luis Suarez, Edinson Cavani, Fede Valverde, e shumë të tjerë. Kombëtarja e Uruguait e ka fituar katër herë këtë trofe, teksa interesimi për ta fituar për të pestën herë, nuk është i zbehët nga shteti i anës së tjetër të botës. https://twitter.com/Uruguay/status/1590839075736813569?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1590839075736813569%7Ctwgr%5E1526e80e199c000348bc002e0d087c8cd4c5816e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Furuguai-publikon-ekipin-per-katar-i-prezanton-ne-menyre-fantastike-lojtaret-me-vendet-nga-ku-e-kane-origjinen-video%2F