Sociale Më shumë

URIME FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Prej tvteuta12:27, 24 Shtator 2015

Të nderuar besimtarë të fesë myslimane,

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për festën e madhëruar të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me begati, besim, dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të sinqertë dhe më të afërt zemrës tuaj.
Kjo festë është simbol i ndihmës, filantropisë dhe sakrificës së çdo gjëje të përkohshme. Uroj që zemrat tona, dita ditës, të njohin më shumë kënaqësinë që dhuron akti i ofrimit të dorës së ndihmës. Uroj që ndarjen me të tjerë të asaj që kemi, ta bëjmë gjest të së përditëshmes.
Duke dhënë pasurohemi, duke besuar ushqejmë shpirtin.
Përveç sakrificës së kurbanit, nuk duhet harruar pelegrinazhin në Mekë, ku shfrytëzoj rastin t’u dëshiroj secilit haxhi pranim të lutjeve dhe sekrificës së bërë.
Gëzuar çdo shqiptar për festën e madhe të Kurban Bajramit, traditën tuaj të paqes ndërfetare nuk duhet harruar as këtë herë. Si vëllezër e motra, si familje e madhe KOMB, le të festojmë. URIME!

Me respekt,
Kryetari

Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio