Urim për 9 majin – Ditën e Evropës

Prej tvteuta9 May 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka uruar qytetarët me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.   Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet: Kam kënaqësinë e veçantë që tju uroj Ditën e Evropës, ditë që simbolizon paqën dhe unitetin në Evropë. Unë jam i bindur që Mali i Zi këtë festë në një periudhë sa më të afërt do ta kremtojë si  anëtarë i Bashkimit Evropian , andaj të gjithë duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë reformat  e duhura me synim që sa më parë të marim vendin e meritura në familjen evropiane.