Sociale Më shumë

Urgjenca – I domosdoshëm një automjet i ri

Prej tvteuta18:49, 23 Shkurt 2015

Enti i ndihmës mjekësore në Mal të Zi -Njësia në Ulqin, këto ditë është duke u ballafaquar me një fluks më të madh të pacienteve si shakë i epidemisë së gripit. “Pacientët  vijnë  me temperaturë të lartë, plogështi dhe kollë”, deklaroi për televizionin Teuta, dr Xhihan Abazoviq. Ai apeloi tek të gjithë ata që janë prekur nga gripi të mos marrin antibiotik, por barna tjera të cilat ju rekomandojnë mjekët  .Abazoviq shtoi se ky repart është mirë i furnizuar me medikamentet të cilat atyre u nevojiten, por shpreh brengosje për sigurimin e një automjeti të ri për ndërhyrje të shpejtë në terren. “Jemi shumë keq sa i përket një automjeti, posedojmë dy të vjetër të cilët shpesh edhe nuk janë në gjendje teknike të mirë për transportin e pacienteve në spitalet tjera” shprehet Abazoviq, duke shtuar që do ishte shumë e nevojshme të siguronim një monitor për përcjelljen e rrahjes së zemrës , që do të ndihmonte shumë në diagnostifikimin e shpejtë të sëmundjes.

  • 1

    Radio