Urdhër arresti nëse nuk kthehet
Prej tvteuta10:07, 23 Maj 2016
Nëse ndodh që Svetozar Maroviqi nuk kthehet në Mal të Zi, ndaj ti do të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar, ka deklaruar prokurori special, Milivoje Katniq, duke shtuar se në lidhje me rastin e Maroviqit eksistojnë akoma ngajarje me të cilat është i ngarkuar, dhe që ende nuk është nënëshruar marrëveshja për pranimin e fajësisë.
Funkcionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve Svetozar Maroviq të martën është liruar nga paraburgimi gjashtëmujor pasi që ka pranuar fajësinë, dhe ka nënshruar marrëveshjen me prokurorinë shtërore për krime të rënda.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar Maroviq do të kalojë në burg dy vjet e gjashtë muaj dhe do të paguaj dënimin prej 50 mijë euro.