Sociale

Sociale Më shumë

Uragani Patricia prek Meksikën

Prej tvteuta24 October 2015

Uragani Patricia, i konsideruar më i fuqishmi në histori ka goditur brigjet meksikane. Presidenti i këtij vendit paralajmëron se vendi është ende i kërcënuar nga përmbytjet, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga shirat. Enrique Pena Nieto thotë se Patricia, stuhia më e fuqishme e regjistruar në Amerikë ka shkaktuar më pak dëme se sa ishte menduar. Qendra amerikane e Uraganëve thotë se uragani ishte i kategorisë pesë, klasifikimi më i lartë. Stuhia preku Meksikën Perëndimore, me erëra të fuqishme dhe shira të fortë, por fatmirësisht dëmet e mëdha u shmangën.