Rajoni/Bota Më shumë

Uragani Ian në Florida lë mbi 2 milionë vetë pa energji

Prej tvteuta14:24, 29 Shtator 2022

I shndërruar në stuhi të kategorisë 4, uragani Ian u përplas me të gjithë forcën e tij në jugperëndim të Floridës, një ditë pasi shkaktoi shkatërrime të mëdha në Kubë. Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonat e goditura.

Erëra që mbërrijnë shpejtësinë 240 km/h, përmbytje masive, batica frikësuese: Ian u kthye në stuhinë e pestë në histori që lëshohej mbi tokën amerikane me një egërsi të tillë. Furinë e uraganit e ndjeu më shumë qyteti i vogël Fort Myers, ku uji gëlltiti makina e ndërtesa, ndërsa pamjet që mbërrijnë prej andej, janë përshkruar në mediat vendase si apokaliptike.

Më shumë se 2 milionë vetë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. banorqëve u është bërë thirrje të mbyllen në shtëpi ose të strehohen në bunkerët e emergjencës. “Në 30 vite karrierë, kurrë nuk e kisha parë një gjë të tillë”, u shpreh metereologu amerikan Mike Seidel që punon për Ëeather Channel. Presidenti Joe Biden foli me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, e diskutoi me të mënyrat se si qeveria federale mund ta ndihmonte Floridën.

  • 1

    Radio