URA publikon emrat. I pari Rakçeviq i ndjekur nga Abazoviq

Prej tvteuta10:05, 14 Shtator 2016

Lëvizja qytetare URA ka publikuar emrat e zyrtarëve të këtij subjekti politik në listën zgjedhore pët zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në krye të listës ndodhet kryetari Zharko Rakçeviq, i ndjekur nga Dritan Abazoviq, Nedeljko Rudoviq, Bozhena Jellushiq, Rade Millosheviq e të tjerë.

Ky subjekt në zgjedhje do të dalë së bashku me Demos dhe Partinë Socialiste Popullore, dhe në bazë të marrëveshjes URA do të ketë 5 emra në 21 emrat e parë të listës.

  • 1

    Radio