URA nuk do të hyjë në koalicion me PDS
Prej tvteuta23 August 2016

Lëvizja qytetare URA nuk ka për qellim të hyjë në kurrfarë koalicioni me PDS, për ç’gjë, siç ka theksuar funksionari Negjelko Rudoviq, këtë parti e sulmojnë nga disa anë. Rudoviq ka theksuar se URA , tubon qytetarë të cilët janë të ngopur me politikën partiake dhe të pa përgjegjshme të PDS dhe të cilët nuk duan që Malit të Zi t’ia caktojnë fatin Fronti Demokratik anti perëndimor . Ai ka theksuar se qëllimi atyre që kritikojnë, është që edhe URA të ndjek hapat e ish Malit të Zi Pozitiv, dhe të satelitëve të tjerë të cilët janë bashkëngjitur PDS dhe në këtë mënyrë ti pengojnë ndryshimet jetike dhe të rëndësishme në Mal të Zi.