Sociale

Sociale Më shumë

URA njofton daljen nga pushteti lokal në Ulqin

Prej tvteuta13 January 2016

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit dhe antari Lëvizjes Qytetare URA Safet Beci, ka njoftuar se kjo parti nuk është më pjesëmarrëse e pushtetit lokal.  “Pushteti nuk funksionon, institucionet janë paralizuar, e çka është më e keqja nuk shoh që dikush merakoset rreth kësaj. Ndoshta kjo lloj situate, mbas të gjithave, na është bërë normale.”, tha në mes tjerash Beci. Sipas tij, zgjedhjet janë forma më e mirë për daljen nga kjo situatë.