URA kërkon daljen nga qeveria
Prej tvteuta28 July 2016
Lëvizja Qytetare URA i ka dërguar të martën mbrëma Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Demos thirrje që nëse koalicioni qeverisës në Kuvendin e Malit të Zi voton në kundërshtim me to për çështjet e Elektroekonomisë dhe ligjit për media, ato duhet të dalin nga Qeveria. Zyrtar i lartë URA-s Nedeljko Rudoviq tha për Dnevne Novine se nëse vjen deri tek votimi i ndryshëm atëherë ato do të thërrasin mbledhjen e Këshillit Qëndror në të cilin do të propozohet dalja nga Qeveria. “Partia Demokratike e Socialistëve po tregon haptas se ajo nuk dëshiron të respektojë marrëveshjen, çka do të thotë se ne nuk kemi më se çfarë të kërkojmë në Qeverinë e besimit zgjedhor. Qëndrimi ynë është i qartë, URA insiston të dalë nga Qeveria”, tha Rudoviq.