Aktuale Më shumë

Universiteti “Hasan Prishtina”: Hapet afati i dytë për aplikime

Prej tvteuta09:56, 7 Shtator 2016

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkursin e dytë plotësues (II) për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të  studimeve themelore bachelor, në vitin akademik 2016/2017. Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit zgjat nga data 05.shtator. deri më datën 15.shtator.2016
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

– Certifikata e lindjes (origjinale) – Dëftesat e  shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuara) – Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuar)  – Kopja e letërnjoftimit  – Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga faqja:  https://apliko.uni-pr.edu/ )  – Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)

Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe provimit pranues, i cili do të mbahet më 16, 17 dhe 20 shtator 2016, pranë fakultetit përkatës sipas orareve të caktuar. Për informacione më të hollësishme rreth afatit të aplikimit, provimit pranues, procedurave të tjera dhe kuotave për kandidatët nga Mali i Zi, mund të mësoni duke vizituar faqen zyrtare të universitetit. Poashtu informacione të detajuara mund të gjeni në sajtin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

  • 1

    Radio