Unioni i Gazetarëve Shqiptarë – konsiderata të larta për TV TEUTA/Gjeka ndalon xhirimin

Prej tvteuta22:50, 25 Shkurt 2016

Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë në edicionin e tretë vjetor u zhvillua në qytetin e Shkodrës dhe të Ulqinit në datat 20 dhe 21 shkurt. Dita e dytë e miqësisë së gazetarëve mblodhi dhjetra gazetarë nga trevat shqiptare në qytetin e Ulqinit. Takimi fillimisht u zhvillua në kabinetin e krytearit të komunës së Ulqinit, edhe pse ky takim ishte i parashikuar të mbahej në sallen e kuvendin komunal ku do të kishin një komoditet më të mirë numri i madh i pjesmarrësve.

Kryetari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksander Çipa bëri një pasqyrim të mediave në Shqipri.

Për dallim kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka edhe pse në mesin e gazetarëve duhej të kishte një korrektësi të madhe të pakten sipërfaqësore ai në të kundërtën tentoi të prishte imazhin e Televizionit Teuta duke dëshmuar edhe njëherë se nuk është bashkëpunues i fjalës së lire, duke pasur një sjellje aspak serioze për postin që ai drejton. Sjelljet e tija negative kundrejtë  Televizionit Teuta kanë arritur kulmin tashmë duke i bërë ato edhe publikisht para kamera.

Gazetarët profesionistë të Unionit të gazetarëve të cilët e njohin punën e Televizionit Teuta pas takimit në Kabinet shprehën dëshirën që të vizitonin ambientet e Televiziont ton.  Stafi i televizionit Teuta me në krye drejtoreshën Ilmir Lika  me plot kënaqësi i mikpriti dhe la derën hapur gjithmonë per ta.  Përshtypjet e tyre që në takimin e parë ishin nga më pozitivet. Fatmir Popaj gazetar në një ndër televizoneve më prestigjoze në Shqipëri News 24 tha se e vlerëson punen dhe mikpritjen e televizionit Teuta duke cekur se ky takim i parë është vetëm fillimi i bashkëpunimit me mediat shqiptare.

Në emër të të gjithë gazetarëve prezent Popja tha se vizita në Televizionin Teuta do të jetë edhe përshtypja më mbreslënëse e vizitës së tyre në Ulqin.

Nga ana tjetër drejtoresha e Televiyionit Teutes Ilmira Lika për gazetarët prezent shprehu kënaqësinë e këtij takimi me ta, derën e hapur gjithmonë për bashkëpunim , si dhe punën të cilën e zhvillon televizioni Teuta.

Mbrojta e fjalës shqipe është ajo që do të na mbajë edhe më të bashkuar të gjithëve neve si media shtoj ndër të tjera drejtoresha Lika.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka për qellim të përçoj vlerat më profesionale të njerëzve të medias në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa Televizioni Teuta do të vazhdojë me punën korrekte, profesionalizmin dhe bashkëpunimin me mediume të mëdha siç ishin edhe përfaqëusesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

 

  • 1

    Radio