Ulqini qytet i futbollit, mesazh paqeje, bashkimi dhe dashurie
Prej tvteuta11:14, 12 Nëntor 2022
Ulqini këto ditë është qytet futbolli dhe kryeqyteti i futbollit i ish-Jugosllavisë. Në një vend u mblodhën yjet e mëdhenj të sportit më të njohur nga i gjithë shteti i dikurshëm.Ku morën pjesë rreth pesëdhjetë legjenda të futbollit të ish-Jugosllavisë,si Ivan Gudel, Mehmed Bazhdareviq, Miodrag Kustudiqi, Xhevat Prekazi, Faruk Haxhibegiqi dhe shumë e shumë legjenda të tjerë të Splitit “Hajduk-ut”,”Sarajevës”, “Partizanit” dhe shumë klube të tjera kampionate të ish-Jugosllavisë.
Manifestimi dhe mbledhja e legjendave të futbollit në Ulqin do të zgjasë deri të dielën.