Ulqini i përmbytur nga uji

Prej tvteuta10:11, 13 Qershor 2016

Ulqini si dhe një pjesë e fshatrave përreth sot janë zgjuar të përmbytur nga sasitë e mëdha të ujit. Shiu i furishëm i rënë gjatë natës i shoqëruar me fortunë ka berë që rrugët kryesore të qytetit në plazh të madh, në plazh të vogël të jenë të dominuara nga uji, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Rruga e  hyrjes për në Ulqin afer Pistullit është krejtësisht e bllokuar duke ndalur qarkullimin për në qytet. Gjatë rrugës nga Katërkolla për në Ulqin shumë pemë janë thyer dhe kanë rënë në rrugë duke e bërë shumë të vështirë lëvizjen e automjeteve. Gjendja paraqitet mjaft e vështirë edhe në shumë shtëpi ku tashmë uji është posedues. Në Anë të Malit pranë zonës kufitare, në fshatin , Lisen Bore tokat janë krejtësisht të përmbytura duke shkaktuar dëme të mëdha bujqësore.

  • 1

    Radio