Ulqini dhe Tivari kanë mundësi të shumta bashkëpunimi
Prej tvteuta29 April 2016
Ulqini dhe Tivari angazhohen të rrisin bashkëpunimin. Kështu u ra dakord në takimin që u zhvillua ndërmjet kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu, kryetarit të Kuvendit Loro Nrekiqi dhe kryetarit të Tivarit Zoran Srzentiq. Bashkëbiseduesit prekën mënyrat konkrete të bashkëpunimit dhe se ata mundësinë e shohin në shumë fusha. Në të ardhmen mund të presim intensifikimin e marrëdhënieve reciproke mes ndërmarrjeve publike, organizatave të biznesit, në kulturë, art dhe në fushën e sportit. Përndryshe marrëdheniet ndërmjet dy qyteteve fqinje përherë kanë qenë në nivel të duhur.