Ulqinakja Ivana Nikoliq e vetmja nga Mali i Zi në garën gastronomike në Bosnje

Prej tvteuta09:59, 22 Nëntor 2016

Në garën e pestë gastronomike të quajtur “Shijet e Hercegovinës”, në të cilën do të marrin pjesë kuzhinier nga nëntë vende, e vetmja në kategorinë e ëmbëlsirave nga Mali i Zi do të konkurrojë Ivana Nikoliq nga Ulqini.

Konkursi do të mbahet në afërsi të Mostarit dhe  do të sjellë së bashku 120 kuzhinier dhe mjeshtra të gatimit të ëmbëlsirave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Rumania, Italia dhe vende të tjera. Në jurinë profesionale do të jenë 17 kuzhinier të njohur të cilët do të vlerësojnë  pamjen, shijen, cilësinë dhe autenticitetin e gatimeve. Konkursi do të mbahet nga 23 deri më 26 nëntor.

  • 1

    Radio