Aktuale Më shumë

Ulqin: Policia arreson 48 vjeçarin. Dyshohet se jepte para me fajde

Prej tvteuta15:16, 16 Dhjetor 2022

Policia e Ulqinit ka bërë kallëzim penal  kundër personit me inicialet I.ZH. (48) i cili akuzohet për veprën penale të dhënies së parave me fajde.

Ai dyshohet se në tetor të vitit 2018 i ka dhënë një personi të holla në vlerë prej 29.000 euro, me interes mujor prej 10%, në mënyrë që i dëmtuari ti paguajë nga 2900 euro çdo muaj.

Gjithashtu, si garanci për kthimin e parave, më 25 shtator 2019, i dyshuari dhe i dëmtuari kanë lidhur kontratë shitblerje me të cilën i dëmtuari shet parcelën personit të akuzuar për shumën e 45.000 eurove, e cila nuk i është paguar asnjëherë.

  • 1

    Radio