Ulqin: Padi ndaj shefit dhe punonjëses së Kadastrit

Prej tvteuta09:59, 7 Tetor 2016

Drejtoria e policisë pranë Ministrisë së punëve të brendshme ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë themelore shtetërore në Ulqin kundër  shtetasve me inicialet GJ.Q. (59 vjeç) nga Ulqini, shef i Drejtorisë për patundshmëri njësia zonale Ulqin, si dhe B.M.(63 vjeçe) po nga Ulqini, punonjëse në këtë institucion në detyrën e juristit, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të postit.

Ato, siç cilësohet në padi, akuzohen se në regjistrin kadastral të vendimeve dhe kërkesave më parë kanë regjistruar të drejtën në patundshmëri në bazë të akteve që janë sjellë më vonë në vend të atyre që janë sjellë më herët. Me këtë veprim ato i kanë shkaktuar dëm bartësit të vërtet të së drejtës dhe blerësit të ndërgjegjshëm në shumën prej 100.000 euro, theksohet në kumtesën e Drejtorisë së policisë.

  • 1

    Radio