Aktuale Më shumë

Ulqin: Konfiskohet mbi një ton duhan i grirë

Prej tvteuta19:54, 26 Dhjetor 2022

Oficerët e Degës së Sigurisë në Ulqin në bashkëpunim me zyrtarët e Stacionit Policor Kufitar, kanë kryer një aksion gjatë të cilit kanë konfiskuar më shumë se një ton kilogramë duhan të prerë , ndërsa ndaj një personi kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme.

Kjo vepër penale i ngarkohet personit me inicialet E.F. (48) nga Danillovgradi, me banim të përhershëm në Tuz. Gjatë kontrollit në vendbanimin Krythë janë gjetur 71 pako me duhan të prerë me peshë totale prej një ton e 139 kilogramë, me vlerë tregu rreth 10 mijë euro. Personi i lartëpërmendur është privuar nga liria i është dorëzuar prokurorit të çështjes për procedurë të mëtejshme.

  • 1

    Radio