Ulqin: Gjendja deri tani nuk është shqetësuese, organet kompetente në gatishmëri
Prej tvteuta15:52, 8 Nëntor 2016
Në Komunën e Ulqinin gjendja deri tani nuk është shqetësuese sa u përket pëmbytjeve, edhe pse niveli i lumit Buna është rritur mjaft. Meteorologët kanë paralajmëruar reshje intenzive gjatë orëve të natës, prandaj rreziku është akoma prezent.
Kryetari i Komunës Nazif Cungu, për televizionin Teuta tha se për momentin janë duke monitoruar situatën dhe se organet komptetente do të jenë në gatishmëri të marrin masat e duhura në rast nevoje. Reshje të dendura parashikohen edhe gjatë ditës së nesërme dhe sidomos në orët e natës, çka e bën situatën edhe më të paparishikuar.