Aktuale Më shumë

Ulqin: Arrestohet shtetasi turk për mashtrim dhe një i mitur për vjedhje

Prej tvteuta15:20, 23 Gusht 2022

Policia e Ulqinit ka arrestuar një shtetas të Turqisë me inicialet U.C. (45) i cili dyshohet për mashtrim. Ai akuzohet se ka mashtruar një person të gjinisë femërore duke e shtyrë të paguajë për rezervimin e akomodimit që është pronë e tij, ndërsa të njëjtin nuk ia ka ofruar. Për këtë është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Ulqin, me urdhër të cilit atij i është hequr liria”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Ndërkohë, Policia e Ulqinit ka bërë kallëzim penal edhe ndaj të miturit me inicialet  D.I. (15), i cili dyshohet për vjedhje në një butik në Ulqin. Personi në fjalë duke shfrytëzuar pakujdesinë e punonjësve, ka vjedhur nga arka brenda objektit 720 euro dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas lajmërimit, punonjësit e policisë kanë identifikuar autorin dhe kanë bërë kallëzim penal ndaj tij”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio