Uljareviq: Kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje

Prej tvteuta19:44, 29 Gusht 2022

Drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare, Qendra për Edukim Qytetar, Daliborka Uljareviq, për TV Teuta foli për situatën politike në Mal të Zi dhe veprimet e mundshme për daljen eventuale nga kriza.

Lidhur me rënien e Qeverisë së Abazoviq dhe se cilët mund të jenë hapat në vazhdim, Uljareviq tha se situata është mjaft komplekese dhe se dy janë variantet më të mundshme;shkuarja në zgjedhje ose formimi i një qeverie teknike. Ajo shprehu qëndrimin se varianti i dytë do të ishte më i mirë, një qeveri teknike e cila do të përgatiste zgjedhjet, pasi është evidente se qeveria aktuale këtë nuk mund ta bëjë.

Problem tjetër tha, Uljareviq, përbën fakti se qeveria teknike nuk do të mund të përfshinte të gjithë subjektet parlamentare, nëse dëshiron të qëndrojë në kursin e integrimeve evropiane. Kjo tha ajo e bën mjaft të vështirë arrijten e një kompromisi për të formuar një qeverie të tillë. Lidhur me ngadalsimin e rrugës evropiane, sidomos me pamundësinë evidente për të zhbllokuar institucionet gjygjësore, Uljareviq tha se në këtë drejtim është e habitur me qëndirmin e LQ ABR dhe absteinimin e tyre për të gjithë 18 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për çka tha ajo ky subjekt duhet të japë një sqarim.

Uljareviq kritikoi edhe arritjet e qeverisë gjatë këtyre pak më shumë se 3 muajve, ku tha ajo përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është më tepër detyrë e Prokurorisë si organ i pavarur, Qeveria në anën tjetër nuk ka bërë pothuajse asgjë për të asryetuar qëndrimin e vet proevropian. Në anën tjetër, tha ajo, ka vazhduar me punësimet partiake që direkt kërcënojnë profesionalitetin e institucioneve publike.

  • 1

    Radio