Aktuale Më shumë

Ukraina çliron 41 vendbanime në jug

Prej tvteuta09:16, 11 Nëntor 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë arritjet më të fundit të forcave të vendit të tij në adresimin e natës drejtuar vendit.
Zelensky tha se 41 vendbanime janë çliruar në jug të Ukrainës ,megjithatëe një numër i papërcaktuar i trupave ukrainase ishin vrarë në luftime.

“Sot kemi një lajm të mirë nga jugu”, tha ai.
“Por, megjithëse jemi të gëzuar, duhet të kujtojmë tani dhe përgjithmonë se çfarë do të thotë kjo lëvizje – çdo hap i forcave tona mbrojtëse përfaqëson … jetë të dhëna për lirinë e ukrainasve”.
Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 12 vendbanime ishin çliruar vetëm gjatë ditës së djeshme.

  • 1

    Radio