Sociale Më shumë

Ukoviq ankohet për diskriminim si punëtor fizik

Prej tvteuta16:20, 2 Prill 2021

Punëtorët fizik në Ulqin, të cilët në pjesën më të madhe janë nga Shqipëria, nuk e kanë pasur aspak të lehtë në këtë periudhë pandemie. Të privuar nga ndihma shtetërore, të bllokuar nga kufizimet e qarkullimit dhe ndalimi i aktiviteteve ekonomike, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pa të ardhura gjatë kësaj periudhe.

Isa Ukoviq, nuk dallon prej të tjerëve kur janë në pyetje hallet, por është ndër të paktët ulqinak që pret angazhim buzë trotuarit. Ai për TV Teuta thotë se nuk ka mundësi të tjera për të siguruar ekzistencën, por përveç kësaj ka probleme edhe me policinë komunale.

Ukoviq edhe pse nuk ka prova konkrete, dyshon se ankesë kundër tij në polici dhe largimin nga vendi ku mban veglaet e punës, e kërkon pronari i stacionit të autobusit aty pranë. Ai thotë se nuk pret trajtim preferencial, por të paktën të trajtohet njëjtë si puntorët e tjerë fizik.

Nga Policia Komunale thonë se janë të njohur me rastin e Ukoviq. Koordinatori Amir Mehmet konfirmoi për TV  Teuta se e kanë diskutuar këtë problem me të , dhe se nuk i kanë kërkuar asgjë tjetër përveç largimin nga kthesa në një vend më të përshtatshëm, ku nuk pengon komunikacionin. Pa marrë parasysh rastin në fjalë, statusi i puntorëve fizik në vendin tonë mbetet një sferë e pa trajtuar si duhet. Përveç se nuk kanë asnjë siguri angazhimi, ata përballen edhe me mungesë të sigurimeve shëndetsore, sigurimeve nga lëndimet si dhe ato sociale, pasi në pjesën më të madhe puna tyre zhvillohet në të zezë. Çka është  më e keqja, nuk duket se dikush po shqetësohet për trajtimin e kësaj çështjeje në nivel institucional , në mënyrë që statusi i tyre të zgjidhej njëherë e përgjithmonë.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio