Sociale Më shumë

UJQIT KANË RËNË NË KOPE TË BAGËTIVE

Prej tvteuta12:22, 29 Qershor 2015

Mediat e Podgoricës raportojnë se  natën ndërmjet të premtes dhe të shtunes, ujqit therën mbi 10 dele të pronarit Shyqyri Kraja në fshatin Zogaj,rrethina e Ulqinit, shkruan “Vijesti”.

Ky nuk është rasti i vetëm i gostisë së ujqëve në komunën e Ulqinit këto kohët e fundit. Vendasit e fshatrave përreth qytetit kanë javë që tregojnë për raste të ndryshme të sulmeve të tyre, por jo te një mase të tillë si para dy netëve.

  • 1

    Radio