Sociale Më shumë

“Ujësjellës – Kanalizime”: Ulqini deri me 18 dhjetor pa furnizim të rregullt me ujë

Prej tvteuta15:33, 14 Dhjetor 2015

Problemet me furnizim me ujë të pijshëm vazhdojnë të jenë të pranishme. Qytetarët e komunës së Ulqinit janë ballafaquar me mungesë të ujit për gjatë tre ditëve.

Ishte paralajmëruar se nuk do të ketë furnizim me ujë 24 orë  pra nga dita e mërkurë,  nga ora 17-të deri të enjtën në të njëjtën orë,por mos vlerësimi i duhur nga ana e kësaj Ndërmarrje Komunale , se për ndërhyrje të lidhjes së gypave mungon një lidhës, ka rezultaur  që disa zona të qytetit të mbesin pa furnizim total të ujit plot 75 orë.

Drejtori i kësaj ndërmarrje e pranon gabimin duke arsyetuar se nuk e kanë parapa që mund të dilte problem i tillë dhe se pjesa e veglës e cila ka munguar  nuk është përshtatur parametrave të gypave.

Më e keqja e të gjithë kësaj është se  vazhdon akoma të mos ketë furnizim të rregullt me ujë , e sidomos  pësojnë  zonat e larta.

Nga data 13 e deri me 18 dhjetor Ulqini nuk do të ketë furnizim të rregullt me ujë të pishëm,si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në Reonin e Katërkollës nga ora 11 e deri në ora 18

Drejtori Avdiu deklaroi se as neve nuk kemi qenë të informuar se Elektrodistribucioni do të zhvillojë punime në zonën e Anës së Malit , dhe si pasojë e kësaj pusat në Bore nuk do të punojnë, kështu që vjen përsëri deri tek problemi me furnizim me ujë të pijshëm.

Në pyetjen tonë se a e shihni të arsyeshme që është dashur të njohtohen qytetarët , Avdiu u shpreh se këtë gjë është dashur ta bëjë Elektrodistibucioni,por nuk do ishte e tepërt edhe neve ta kishim bërë.

Problem tjetër shtesë që e godet këtë ndërmarrje janë analizat e fundit të ujit të cilat nga dy vende  kanë rezultuar negative,kurse në tre vende tjera mostrat janë në rregull, tashti përveç paraqitjes së rritjes së manganit kemi edhe një tjetër materie të nitrateve që sipas Avdiut ndodhë për shkak të shterrjes së burimeve të cilat nuk mushen në mënyrë natyrore.

  • 1

    Radio