UDSH pezullon veprimtarinë e Kryesisë së Degës të Malësisë
Prej tvteuta28 June 2020

Këshilli Qëndror i UDSH-së, në një kumtesë për opinion informon se në mbledhjen e mbajtur me 27.06.2020 në Ulqin, duke analizuar situatën aktuale në Degën e Malësisë, si dhe duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve që po vijnë ka miratuar këto përfundime: 1. Pezullohet veprimtaria e Kryesisë e Degës së Malësisë; 2. KQ autorizon anëtarët KQ të cilët gravitojnë nga Dega e Malësisë që të kordinojnë aktivitet politike gjatë zgjedhjeve dhe brenda afatit 90 ditor të organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm për Degën e Malësisë; 3. UDSH vazhdon të jetë pjesë e koalicionit në komunën e Tuzit, dhe do vazhdojë të japë kontributin maksimal në mirëvajtjen e punës të pushtetit lokal. Të gjitha këto përfundime bazohen në nenin 22. dhe 25. të Statutit të UDSH-së, thuhet ne kumtesen e UDSH-së.