UDSH: Koalicioni , platforma kryesore për mbrojtjen e identitetit kombëtar

Prej tvteuta10:13, 17 Shtator 2016

Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka dërguar një kumtesë për media në të cilën thuhet se  në themel të marrëveshjes së nënshkruar në mes Forcës, Unionit dhe Alternativës Shqiptare, qëndrojnë nevojat kryesore dhe çështjet më të mprehta që prekin popullsinë shqiptare.

Platforma politike e këtij koalicioni, në mes tjerash, ka në qendër të saj mbrojtjen e identitetit kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe simboleve tona kombëtare, forcimi i arsimit në gjuhën shqipe, decentralizimin duke përdorur standardet më të larta evropiane në këtë fushë si dhe përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të komunitetit tonë. Shqiptarët në Mal të Zi do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Po ashtu, me këtë marrëveshje u rakordua edhe renditja në listën e deputetëve të këtij koalicioni për zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit. Listën do ta udhëheqë kandidati i Forcës së re demokratike, i dyti do të jetë kandidati i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ndërsa i treti në renditje do të jetë kandidati i Alternativës Shqiptare. Ky koalicion është tërësisht i hapur për bashkëpunim me aktorët tjerë politik të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe iu ofton pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thuhet në kumtesën e Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

  • 1

    Radio