Aktuale Më shumë

Udinese “shkatërron” Romën

Prej tvteuta14:49, 5 Shtator 2022

Udinese ka shkatërruar Romën në ndeshjen e së dielës mbrëma. Udinese ka fituar 4:0 në ndeshjen që e luajti në shtëpi.

Që në minutën e pestë Destiny Udogie shënoi për 1:0. Lazar Samarxhiq, Roberto Pereyra e Sandi Lovriq shënuan në pjesën e dytë për fitoren e thellë të Udineses.

Udinese tani ka dalë në vendin e katërt me 10 pikë nga pesë ndeshje. Me pikë të njëjta në vendin e pestë është Roma.

Në tabelë udhëheqin Napoli e Milani me nga 11 pikë. Dhjetë pikë i ka edhe Atalanta në vendin e tretë.

  • 1

    Radio