UBA realizon projektet me sukses
Prej tvteuta18 February 2016
Agjensia për zhvillim rajonal UBA u themelua në vitin 2002 nga një grup afarishtësh të komunës tone, me qëllim të zhvillimit më të mirë të qytetit. Në fillim numëronte 30 anëtar, kurse tani pas 14 viteve mund të mburret me 157 antar të rregullt. Janë marr me organizimin e manifestimeve të ndryshme ku mund të cekim manifestimin “Të gjithë për turizëm” i cili së pari u organizua me iniciativën e tyre ku tashme ka kaluar në manifestim tradicional, pastaj me projekte “për përmirësimin e pastërtisë në qytet dhe ofertës turistike”, poashtu edhe projektin “Ulqini qyteti I luleve” e shumë të tjera. Përmes projekteve të tyre kanë arritur që teritorin e komunës së Ulqinit për investimet e mundeshme që ofron ta shpalosin edhe jashtë kufijëve si në Indi dhe në Turqi. Agjensia për zhvillim rajonal UBA gjatë vitit 2015 kanë pasur një sërë aktivitetesh të cilat e kanë karakterizuar punën e tyre. Projekti i cili ka pasur një kohëzgjatje më të shtrirë ”Bojana Tour” I cili ka filluar nga viti 2013 ka arritur që të finalizohet në vitin 2015. Duke kërkuar që përmes këtij projekte të kërkohet sa më shumë zona të gjelberta në komunën e Ulqinit. Drejtori i UBA-s Elvir Zeçeviq tha per Televizionin Teuta se gjatë vitit të kaluar ky projekt është realizuar 100 % , ndërsa në vitin 2016 poashtu kanë aplikuar në shumë projekte të cilat janë të lidhura ngusht me intereset e komunës së Ulqinit. Puna e tyre do të vazhdojë me intensitet për mbrojtjen dhe rikthimin e zonave të gjelbërta të komunës së Ulqinit , dhe ky do të vazhdojë të jetë qellimi primarë I tyre edhe për vitin 2016.