U zgjodh Këshilli Programor i Kohës Javore
Prej tvteuta16:48, 19 Dhjetor 2015
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur Këshillin Programor të Kohës Javore.
Si antarë të këtij këshilli me shumicë votash janë zgjedhur Gjekë Gjonaj, Albert Camaj, Bekim Çobi, Iliriana Resulbegu dhe Ismet Gjonbalaj.
Nga detyrat e këtij këshilli është edhe zgjedhja e kryetarit të vetë këshillit dhe kryeredaktorit të “Kohës Javore”.