U votua propozimi i llogarisë përfundimtare për vitin 2019. Ata që kritikuan më shumë në fund votuan pro
Prej tvteuta20:40, 15 Dhjetor 2020

Kuvendi Komunal i Ulqinit miratoi dje llogarinë përfundimtare për vitin 2019 edhe pse afati ligjor kishte kaluar që prej muajit maj.Kritikat për të nuk munguan as nga pozita, as nga opozita të cilët një menaxhim të tillë të komunës e cilësuan si të paqëndrueshëm.
Është debatuar shumë për mos realizimin e investimeve kapitale që janë realizuar në masën prej 1,92% ku figurojnë vetëm asfaltime të rrugëve lokale.
Kryetari I komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shprehet se llogaria përfundimtare për vitin 2019 është votuar,po që të kishte ndodhur e kundërta do vinte deri tek rënja e pushtetit.
“Edhe pse kishte shumë rishikime kritike, madje edhe nga partnerët e koalicionit, kjo vetëm na jep një stimulin se si në të ardhmën të jemi më të përpiktë.” U shreh I pari I Ulqinit për Tv Teuta.
Ai rikujtoi se Komuna e Ulqinit ka kaluar në shumë periudha të vështira financiare, ku në vitin 2019 Komuna ishte në bllokadë 209 ditë, pasi që nga xhirollogaria e Komunës u tërhoqën gjashtë milion e gjysmë euro nga lënda gjyqsore e K1. Nrekiq kritikat që u dhanë në Kuvend i vlerëson pozitive.
Omer Bajraktari kryetari I Klubit të Lëvizjes Qytetare Ura u shpreh se ky pushtet do mbahet mend si një nga pushtetet më të paaftë deri më tani.
Është evidente dhe pa kurfarë arsyetimi tejkalimi i afatit ligjor për dorëzimin e këtij dokumenti të rëndësishëm Kuvendit Komunal, shprehet Arijan Murati këshilltarë i Forcës. “Është e pakuptimë shprehet ai që pas diskutimeve profesionale ,dhe kritikave të hedhura para votimit u bë si një fare presioni politik ,më shumë është biseduar për çështje politike se sa për të metat e dokumentit në fjalë.Murati shprehet se nuk ka diskutuar për këtë llogari,pasi të kritikosh, e në fund të votosh,është jashtë parimit ,këtu mendoj edhe tek këshilltarët nga rradhët e partisë të cilës unë I takoj të cilët ka biseduar në atë formë,nuk e di pse ka ndodh kjo,por kështu thehet parimi “U shpreh këshilltari ,Arian Murati.
Në seancën e kaluar ka ngjallë debata të shumta ulja e mjeteve të parashikuar për qendrën ditore “Sirena”,. Kjo ka nxitur Kryetaren e Klubit të këshilltarëve të Unionit demokratik të shqiptarëve Jasmina Hasa disa herë para foltores të kërkojë që mjetet të cilat janë zvogëluar nga buxheti për Qendrën Ditore “Sirena”,Ndërmarrjes” Veprimtaritë Komunale” dhe Qendrës për Kulturë të cilat janë votuar në seancën e kaluar me premtimin e sekretarit për buxhet dhe financa se do të pranojë harmonizimin e programit me ndryshimin e këtyre tri pikave.
Hasa shprehet se shpreson që kërkesat e bëra si dhe premtimi nga kryetari dhe sekretari për financanca nuk do të mbesin premtim në letër.