U shfaq premiera e filmit dokumentar “Popullit tim”
Prej tvteuta7 May 2016
Mbrëmë në galerinë e Qendrës për Kulturë u shfaq premiera e filmit dukumentar “Popullit tim” të kushtuar të madhit Esad Mekulit. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në bashkëpunim me Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave u mundua që për rreth 45 minuta të shfaqin për publikun e pranishëm krijimtarinë e shkrimtarit të parë shqitar nga Nokshiqi i Plavës. Në filmin dokumentar “Popullit tim” folën emra të shquar të fjalës së shkruar, akademik të shquar si nga Mali i Zi ashtu edhe nga Kosova ku ai edhe kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij, gjithashtu folën edhe gazetar dhe publicist të njohur. Këtë eveniment e nderuan me pjesëmarrjen e vet ministri i drejtave të njariut dhe të popujve pakicë në Mal të Zi Suad Numanoviq, kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu dhe shumë personalitete të strukturave të ndryshme.