U shënua dita e Komunës së Tuzit
Prej tvteuta4 September 2022
Komuna e Tuzit, shënoi 1 Shtatorin – Ditën e kësaj komune. Solemniteti i rastit në nderë të shënimit të kësaj date u mbajt para ndërtesës së administratës vendore, në Tuz. Në solemnitetin e kesaj dite, kane marre pjesë përfaqësues të shumtë të jetës publike, kulturore e politike nga kjo komunë dhe më gjerë. Ishte ky rast i mirë qe të flitet për të arriturat e pushtetit vendor të kësaj komune . Kryetari Komunës, Nik Gjeloshaj tha se para tri vjetësh kur edhe zyrtarisht e morëm përgjegjësinë për zhvillimin e trevës së komunës se tuzit , edhe përkundër mosbesimit të një numri jo fort të vogël, ishim të bindur se dashuria për vendlindjen, angazhimi dhe përkushtimi medoemos do të japë frytet e veta. Gjeloshaj permendi te ariturat sic u bënë aktuale katër fabrikat e reja me pronarë investues të jashtëm dhe vendorë: ajo e patatinave (çipsit) dhe prodhimeve tjetra të patates, e përpunimit të fruta perimeve, fabrika e vajit të lulediellit dhe ajo për prodhimin e djathit Gjeloshaj theksoi se mbështetjen për studentët më të suksesshëm nga Komuna jonë, e filluam me 7 bursa në vitin 2019/2020, për të arritur në 50 bursa për vitin e ri shkollor. Dhe shume suksese tjera si nga fusha e sportit . Në solemnitetin me rastin e Ditës së Komunës, u bë edhe ndarja e çmimit – „1 Shtatori – Dita e Komunës” për vitin 2022. Për këtë vit u nda një çmim i përbashkët për: Nikollë Gegaj dhe Angjella Berishaj. Nikollë Gegaj – për kontributin shumëdekadash në fushën e sportit të taekwondo-së dhe punës me rininë e Malësisë në KT „Besa”, për sukseset e arritura sportive dhe shoqërore, si dheAngjella Berishaj, – anëtare e TK „Besa” për suksesin më të madh të një sportisteje nga Mali i Zi dhe sportisteje shqiptare në sportin e taekwondo-së – medaljen e argjendtë në kampionatin botëror për juniorë 2022. Të rikujtojmë se data 1 shtator shënohet si dita e komunës që nga themelimi i Komunës së plotë të Tuzit, në vitin 2019.