Sociale Më shumë

U mbajt seminari “Mundesh edhe ti” i organizuar nga FIZ (IRF)

Prej tvteuta16:00, 1 Qershor 2016

Sot në Qendrën për Kulturë u mbajt seminari me titull “Mundesh edhe ti”, i organizuar nga Fondi për Investim dhe Zhvillim dhe Fakulteti për Studime Mesdhetare në Ulqin.

Ky seminar u organizua me qëllim prezantimin e ofertave që ky fond ofron për studentat që me kryerjen e studimeve dëshirojnë të hyjnë në rrugën e biznesit. Prezantimin e bëri drejtori i fondit dr. Zoran Vukceviq, i cili në mënyrë të detajuar foli për mundësitë mjaft të volitshme të kreditimit me interes zero për ato që kryejnë fakultetin dhe kanë vizionin e duhur për tu marrë me biznes.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu thekso bashkëpunimin e mirë rë Komunës me Fondin për Investim dhe Zhvillim në të kaluarën dhe shprehu besimin se nga Ulqini do të ketë më aplikim për financim nga ky fond nga ana e qytetarëve për investime në sfera të ndryshme , sidomos në turizëm dhe bujqësi.

  • 1

    Radio