Sociale

Sociale Më shumë

U mbajt program fetar në kuadër të Muajit të Muhamedit a.s.

Prej tvteuta11 October 2022

Të Shtunen më, 08.10.2022 u mbajt Programi i parë fetar në kuadër të Muajit të Muhamedit a.s. – Ditëlindjes, në Xhaminë e Krythës – Ana e Malit. Pjesmarrja dhe Organizimi u mundësua nga Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin Si fillim fjalen përshëndetëse e mbajti imami i xhamisë Amir ef. Tula, pastaj Kryeimami Mr.Ali ef. Bardhi, duke u pasuar nga Kryeimami i Krajes Irfan ef. Kaca. Si ligjerues ka qenë zv.Reisi Dr. Behlul ef. Kanaqi si edhe misafiri nga Prizreni Dr.Flamur Sofiu. Pas ligjeratës u lexuan pjesë nga Kurani, tekbire, salavate, Mevlud, ilahi. Në fund këshilli i xhamisë ka përgatitë një koktel për të gjithë pjesmarrësit. Në kuadër të këtij programi Këshilli i xhamisë së Krythës shtroi një darkë për të gjithë imamët pjesmarrës në Restoran Lamiga. Po kështu aty u dhura nga një libër për imamët me titull “Zotëria ynë Muhamedi a.s. ” nga autori sirian Abdullah Siraxhudin, ku prezent që autori i përkthimit Dr. Flamur Sofiu. Pagesën e librave për dhurimin e librit në fjalë për imamët shqipfolës në Mal të Zi e realizoi Meshihati i B.I. në MZ.