TURIZËM Më shumë

U mbajt mbledhja e parë e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik

Prej tvteuta11:42, 5 Qershor 2020

Në sallën e Kuvendit Komunal  të Ulqinit, sot u mbajt mbledhja e parë e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik, i cili për shkak të pandemisë nuk pritet të jetë në nivel me vitet e kaluar, por gjithsesi shpresohet se të paktën do të mund të shpëtohet diçka  nga pjesa kryesore. Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, thotë se arsyet për thirrjen e mbledhjes qëndrojnë pikërisht në shpresën se pa marrë parasysh situatën, sezon do të ketë, dhe se për këtë duhet të kryhen përgatitjet e nevojshme.

Ai shton se me kohë ka kërkuar edhe nga të Mirat Detare që të ketë lehtësime për qiramarrësit e plazheve, të cilët përveç pandemisë, humbje kanë pasur edhe nga furtuna e vitit të kaluar.

 

  • 1

    Radio