Slider Më shumë

U mbajt mbledhja e asamblesë së “Unionit të Bashkive”

Prej tvteuta12:18, 19 Prill 2024

Në ambientet e hotel “Mediteran” në Ulqinin tonë të bukur u mbajt mbledhja e asamblesë së “Unionit të Bashkive”. Tema e mbledhjes ishte Turizmi Rajonal dhe sfidat në shërbimet. Të pranishëm ishin shumë kryetarë apo nënkryetarë si përfaqësues të komunave apo bashkive të tyre e ndër to edhe z. Shaqir Tolaj Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Andi Seferi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit normalisht që diskutuam mbi potencialet e turzmit rajonal ku Ulqini në këtë sferë dominon me një traditë shumevjeçare si trend destinacion turistik për regjion por edhe më gjërë.

Komuna e Ulqinit gjithmonë do të përkrahi iniciativat e karakterit regjional të cilat forcojnë lidhjet tona me Komunat dhe Bashkitë e tjera në regjion. “Ne shohim si partnerë potencial për zhvillimin e turzmit të qytetit tonë të gjitha Komunat të cilat janë të interesuara për bashkëpunim”, thotë Kryetari i Komunës.

Turizmi regjional është një pjesë e konsiderueshme e turizmit tonë ku një pjesë e madhe e turizmit tonë vjen nga Republika e Kosovës. Po ashtu ne ofrojmë shërbimet tona turistike edhe për Bashkitë e tjera në Republikën e Shqipërisë në mënyrë që të zgjerojmë tregun tonë dhe të krijojmë partnerë të rinj potencial për projekte të ndryshme. Gjithashtu uron Bashkisë së Durrësit, Komunës së Hraçinës dhe Komunës së Vushtrrisë anëtarësimin e tyre në Unionin e Bashkive.

Kryetari i Komunës z. Bajraktari shfrytëzon rastin t’i urojë Republikës së Kosovës votimin pro për antarësim në Këshillin e Evropës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe shpresoj që i njëjti vendim do të merret në Kshillin e Ministrave të Evropës ku përfundimisht Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë kyçe për zhvillimin e demokracisë, promovimin e të drejtave humanitare dhe parimit të sundimit të ligjit (rule of law).”Ky është një hap i madh për Republikën e Kosovës dhe për këtë arsye shprehi urimet e mija më të përzemërta në emër të Komunës por edhe në emrin tim personal” thekson z.Bajraktari.

  • 1

    Radio