U mbajt Konventa Zgjedhore e Socialdemokratëve Ulqin
Prej tvteuta10:27, 16 Janar 2016

Në Konventën zgjedhore të Socialdemokratëve (SD) Ulqin, të mbajtur në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, për kryetar të Këshillit komunal u zgjodh ekonomisti i diplomuar Qazimi Hoxhiq.
Delegatët në tubim zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit Komunal të kësaj partie në Ulqin, delegatët për Kongresin e parë, i cili do të mbahet më 31 janar, si dhe kandidatët nga Ulqini për anëtarë të Këshillit qendror të partisë..