U hap Panairi i IV-të i artizanëve
Prej tvteuta15:48, 4 Gusht 2016
Mbrëmë në Ranë u hap Panairi i IV ndërkombëtar i artizanëve të cilin e ka organizuar shoqata e artistëve dhe artizanëve “Globus Art”. Rreth 113 artizan të profileve të ndryshme nga data 3 deri me datën 6 gusht do të prezantojnë punimet e veta.
Të ftuarit i përshëndeti kryetari i komunës Nazif Cungu, drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhibeti dhe kryetari i Biznis klub Ana e Malit Kabil Kurti , të cilët premtuan se do të qëndrojnë pranë aktiviteteve të këtij lloji ku promovohen vlerat kulturore.
Kryetari i shoqatës “Globus Art” dhe njëheri organizatori Ramiz Hajdari, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoj pjesëmarrësit dhe shtoj që organizimi i panairit është i vështirë, por që falë mbështetjes që ka pasur nga Komuna, OT dhe BKA ka arritur të sjellë artizanë nga mbarë ballkani dhe premtoi që vitin e ardhshëm do të ketë artist edhe nga Afrika, Azia etj.