Aktuale Më shumë

Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore

Prej tvteuta15:58, 18 Gusht 2022

Një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave, Mike Tyson, është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Tysoni ka thënë vetë se “është afër vdekjes”. 56-vjeçari ka shqetësuar të gjithë adhuruesit e boksit, pasi është parë në aeroportin e Miamit se është në karrocë. Ai tash e një kohë është duke vuajtur nga dhimbjet në nervin shiatik. Pikërisht për shkak të këtij problemi, ai i kishte kaluar dy javë i shtrirë në vitin 2020. Problemet me fundin e shpinës kanë bërë që ai t’i japë fund karrierës si boksier profesionist në vitin 2005.

Karrierën e kishte nisur në vitin 1985 dhe në moshën 20-vjeçare u bë kampioni më i ri i botës që mbante titujt WBA, WBC dhe IBF.

Karrierën e mbylli me 50 fitore e gjashtë disfata. Dy vjet më parë në muajin korrik, zhvilloi një meç zbavitës me Roy Jones Jr.

  • 1

    Radio