Tv Teuta uron të gjithë besimtarët mysliman

Prej tvteuta10:42, 12 Shtator 2016

Me rastin e festës së madhërishme të Sakrificës dhe Dhurimit, Kurban Bajramit e cila na frymëzon për t’u afruar më shumë me njeri tjetrin, Televizioni Teuta uron të gjithë besimtarët mysliman kudo që ndodhen, të kenë sa më shumë begati, paqe e mbarësi. Sot në këtë ditë festive të gëzimit e të lumturisë shpirtërore, traditë e popullit tonë ka qenë që sofra e Bajramit të jetë simbol që të bashkoj dhe afrojë familjet mes tyre. Kjo festë shton respektin dhe mirësjelljen mes nesh,prandaj të mos lejojmë në mesin tonë sot të kemi sofra të zbrazëta, njerëz të uritur e të përlotur për mungesë të ushqimit. Prerja e kurbanit nuk është thjesht derdhja e një gjaku, por mbi të gjitha është përkushtimi, bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtarëve. Sot përmes prerjes së Kurbanit dhe ndarjes së mishit të tij është mundësia  t’iu ndihmojmë të afërmëve dhe të varfërve, sepse kjo edhe më shumë do të na afrojë mes nesh, do të na shtoj dashurin dhe respektin e ndërsjelltë.

Gëzuar dhe vetëm lumturi për familjet tuaja ju uron Televizioni Teuta.

  • 1

    Radio