Politikë Më shumë

Turqia përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Prej tvteuta10:20, 22 Prill 2016

Ministri turk për punë të jashtme Mevlut Çaushogllu ka theksuar pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës Jens Stolltenberg se Ankaraja zyrtare e përkrah pranimin e Malit të Zi si anëtarë fuqiplotë në NATO.

Çaushogu pret që drejtë anëtarësimit në Aleancë të përparojë më shpejtë  BH , Maqedonia dhe Gruzia. Të theksojmë se Stolltenberg në Ankara ka shkuar mbrëmë vonë. Ai tani më ëashtë takuar me kryeministrin dhe ministrin për punë të jashtme të këtij vendi kurse për sonde është paraparë takimi me presidentin Erdogan.

“Kemi biseduar për politikën e zgjerimit dhe Turqia ka qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje. Ka përkrah pranimin e Malit të Zi si anëtarë fuqiplotë”, ka theksuar Çaushogu ,transmeton Televizioni i Malit të Zi.

  • 1

    Radio