Aktuale Më shumë

Turqi: Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e Vukotiq

Prej tvteuta09:19, 22 Shtator 2022

Në një operacion të policisë së Stambollit janë kapur të dyshuarit për vrasjen e Jovan Vukotiq, kreut të organizatës kriminale malazeze të njohur si klani Shkaljar, transmeton Anadolu Agency.

Vukotiq u vra më 8 shtator. Sipas njoftimeve të deritanishme Vukotiq, i cili hyri ilegalisht në Turqi, u vra në një sulm të armatosur nga dy sulmues me motoçikletë në lagjen Sisli të Stambollit, ndërsa gruaja, fëmija dhe shoferi i mbijetuan sulmit. Pas hetimeve është konstatuar se sulmin e ka kryer Radoje Zhivkoviq, ndryshe kreu i organizatës kriminale “Kavaç”, përmes lidhjeve të tij në Turqi.

Në aksionin e arrestimit të realizuar më 16 shtator, janë arrestuar gjithsej 12 persona, mes të cilëve Zhivkoviq dhe Zdravko Perunoviq.

  • 1

    Radio