Turneu Mostar 2016: Teakwondo Ulqini përsëri i sukseshëm
Prej tvteuta09:46, 7 Nëntor 2016
Me datë 05.11.2016 në qytetin e Mostarit u mbajt turneu internacinal në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitek sportiv morën pjesë vendet rajonale si Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj, me 600 garues në diciplinën e ndeshjes dhe të formave.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me katër garues dhe një refer. Garuesit e Ulqinit ishin mjaft të sukseshëm, sidomos Sumeja Bisha e cila fitoi medaljen e artë në një konkurencë fortë. Amra Dushku fiton vendin e dytë dhe shpërblehet me medaljen e argjendit, kurse Amrudin Hoxha dhe Edina Kraja po ashtu fituan medalje të argjendta.