Sporti Më shumë

Turneu i katërt memorial në kujtm të Ljubomir Kuzman

Prej tvteuta13:05, 18 Janar 2016

Me datë 17 maj të vitit 2012 humb jetën në moshën 16 vjeçare Lubomir Lubo Kuzman.

Ishte henbollist në fillim të karierës, ku për fat të keq gjatë stërvitjeve pësoi sulm në zemër.Për nder të tij, klubi i hendbollit “Ulqin 2010” dhe familja Kuzman organizuan turneun memorial. Ky vit ishte i katërti me radhë i cili u organizua në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito”.

Qëllimi i organizatorëve ishte që te mbajnë të pavdekshëm kujtimin që kanë për Lubomir Kuzman, kështu deklaron trajneri i klubit Dushan Hajdukoviq edhe njëheri organizatori i turneut. Ekipi i hendbollit ku ishte anëtar do vazhdojë të organizoj këtë turne sepse të gjithëve i mungon prezenca tij, i mungon që të kenë një shok të vërtetë kështu shprehet shoku tij Ognjen Batriqeviq.

Përveç ekipit të hendbollit Ulqin 2010 morën pjesë skuadra e Sutjeskës, Mornar 7 dhe Akademia Gjukanoviq. Në finale u takuan klubi i hendbollit Ulqin dhe klubi i hendbollit Mornar, ku fqinjët tanë  u shpallën fitues ku përfunduan ndeshjen me rezultatin 18:15. Si portieri më i mirë u shpall Gojko Drlaça i Ulqinit, kurse lojtari më i mirë Boban Ashanin nga Mornari i Tivarit.

  • 1

    Radio