Tubime fetare në Podgoricë dhe qytete të tjera

Prej tvteuta10:31, 24 Gusht 2020

Hyrjet dhe daljet nga Podgorica dje pasdite ishin me orë  pothuajse komplet të pamundura, pasi policia kishte bllokuar akset kryesore në të cilët po dyndeshin kolonat e atutomjeteve të organizuara në formë të tubimit fetar. Kolona dhe tubime të qytetarëve u mbajtën edhe në qytete të tjera si Berane, Biello Polje apo Plevlja, si shenjë proteste kundër miratimit të ligjit për liritë fetare. Policia u arsyetua se ndalimi i qarkullimit bëhet për të ndaluar tubimin e një numri të madh të personave që mund të sjellin rrezik për përhapjen e Covid 19. Megjithatë protestuesit arritën të grumbulloheshin në vende të caktuara pranë objekteve fetare, ku atyre iu drejtuan edhe përfaqësues të subjekteve politike.

  • 1

    Radio